Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tensionet kanë shoqëruar vendimin e djeshëm të kryeprokurores Arta Marku.Mësohet se gjatë pasdites së ditës së enjte, situata në Gjykatën e Krimeve të Rënda është agravuar pasi prokurorët që u proceduan pasi nuk pranuan të shqyrtonin dosjen "Shullazi", kanë shkuar në prokurori për të kërkuar sqarime nga numri një i kësaj prokurorie, Donika Prela.

Por mësohet se kjo e fundit nuk ka pranuar ti presë, çka i ka detyruar tre nga prokurorët të hyjnë me forcë.

Prokurorët mësohet se kanë kërkuar sqarime për vendimin e dhënë nga kryeporkurorja Arta Marku për ti proceduar ata.

Ndërkohë që Donika Prela mësohet se ka kërkuar praninë e policisë për ti nxjerë prokurorët jashtë por policia nuk e ka bërë këtë ngjarje publike.

Ora News mëson se prokurorët e proceduar janë duke përgatitur dy padi, një që është kallëzim penal për Arta Markun dhe Donika Prelën për urdhrin e pezullimit nga detyra dhe së dyti, ankim civil në gjykatë për pavfleshmëri absolute të urdhrit të nisjes së procedimit.

Prokuroria mohon incidentin

Zyrtarisht nga Krimet e Rënda thuhet se nuk ka pasur tensione fizike mes prokurorëve.

Marku shkarkon nga detyra Sokol Stojanin

Po kështu mësohet se prokurori Sokol Stojani është liruar nga detyra para dy ditësh, konkretisht në datën 19 shtator mbi bazë të këtij vendimi pa përcaktuar motivin.

Stojani me detyrë kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme mësohet se është liruar për arsye të tjera që nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kunderpergjigjen-prokuroret-padi-ndaj-arta-markut-dhe-donika-preles