Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tensionet kanë shoqëruar vendimin e një dite më parë të kryeprokurores Arta Marku për të nisur procedimin disiplinor të 10 prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Ora News mëson se gjatë pasdites së ditës së enjte 20 shtator) situata në Gjykatën e Krimeve të Rënda është agravuar pasi prokurorët e dërguar për disiplinim, dhe që nuk pranuan të shqyrtonin dosjen "Shullazi etj", kanë shkuar në prokurori për të kërkuar sqarime nga numri një i kësaj prokurorie Donika Prela.

Mësohet se kjo e fundit nuk ka pranuar ti presë çka i ka detyruar tre nga prokurorët të hyjnë në zyrën e saj.

Mësohet se ata kanë kërkuar sqarime për vendimin e dhënë nga Kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas janë larguar.

Prokuroret padisin Markun e Prelen
Ora News mëson se 10 prokurorët e proceduar janë duke përgatitur dy padi, njëra që është kallëzim penal për Arta Markun dhe Donika Prelën për urdhrin e pezullimit nga detyra. Tjetra është ankim civil në gjykatë për pavfleshmëri absolute të urdhrit të nisjes së procedimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kunderpergjigjen-prokuroret-padi-ndaj-arta-markut-dhe-donika-preles