Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa 7 mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës të akuzuar për abuzime me barnat dhe pajisjet mjekësore do të dalin nesër para gjykatës, kolegët e tyre u dolën sërish në mbështetje. Ata thanë se bluzat e bardha po trajtohen si kriminelë, në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë është filtri final për tenderat. Nga dyert e gjykatës së Shkodrës, mjekët thanë se nuk mbrojnë abuzimin, por sipas tyre kjo situatë po nxit largimet nga sistemi shëndetësor drejt vendeve të tjera.

Gjykata e Shkodrës shtyu për të shtunën masën e sigurisë për 7 mjekët dhe infermierët e arrestuar për skandalin e abuzimit me barnat në spitalin rajonal.

Gjykatësi Hasan Selimi pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për tu njohur me akuzat dhe caktoi që seanca të mbahet me dyer të mbyllura me argumentin e sekretit hetimor.

Të arrestuarit janë ish-drejtori i spitalit Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha dhe infermieri Renato Kepi.

Farmacistja Karmen Kaculini dhe tre anëtaret e Komisionit të marrjes në dorëzim Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj janë në "arrest shtëpie", ndërsa mjekët Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi janë ende në kërkim.

Prokuroria i akuzon ata se në fund të vitit 2016, në shpërdorim detyre, porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione.

Por avokatët mbrojtës i thanë Ora News jashtë kameras se akuzat e prokurorisë nuk qëndrojnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mjeket-e-shkodres-dalin-para-gjykates