Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për PS-në të gjitha vendimet e kryeprokurores Arta Marku janë të ligjshme. Deputetja e maxhorancës Ermonela Felaj deklaroi se çuarja për procedim disiplinor të 10 prokurorëve të Krimeve të Rënda është tërësisht ligjor.

"Unë shoh që është marrë një masë dhe ka pasur një përgjigje për situatën që është bërë prezent. Masë e ligjshme për të marrë. Nxisim që efektiviteti i tyre të jetë më i lartë"

Felaj komentoi dhe akuzat e opozitës në adresë të kryeprokurores Arta Markut.

"Prokuroria është organ i pavarur. Opozita ka qenë pjesëmarrëse në mbledhjen e komisionit të ligjeve dhe i ka drejtuar shqetësimet e veta."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mblidhet-nenkomisioni-zbatimin-e-vetingut-ne-polici