Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Një vajzë e mitur vetëm katër vjeç ka rënë në një pusetë të hapur brenda rrethimit të kopështit në Spitallë të Durrësit.<br /><br />Ndonëse edukatorët janë munduar ta nxjerrin me mjete rrethanore, vendimtare për shpëtimin e së miturës ka qënë ndërhyrja e një djali të ri.<br /><br />Siç raporton gazetari Artur Korriku, I riu ka kapërcyer murin e shkollës dhe ka hyrë brenda pusetës, aty ku qëndronte e kapur pas hekurave vajza e mitur.
