Surprise Me!

Report TV - Momentet e arrestimit të Safet Bajrit dhe pjestarëve të tjerë të grupit të Shkodrës

2018-09-22 2 Dailymotion

Detaje të reja kanë dalë për operacionin e zhvilluar dje në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë për mediat kanë njoftuar se janë arrestuar në total 11 persona, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, në lagjet Kiras dhe Dobraç.<br /><br />Policia njofton se ditën e djeshme përveç Safet Bajrit (Rustemi), janë arrestuar edhe të tjerë persona, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal. Hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku janë kryer përgjime dhe janë kryer hetime në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, njofton se përveç policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, në këtë aksion është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, që ka bashkëpunuar në shkëmbim informacioni.<br /><br />Përveç të arrestuarve, policia njofton se 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mbi të arrestuarit e grupit rëndojnë disa akuza, 2 vrasje të dokumentuara që prej vitit 2001, prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i llotarive sportive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Këtij grupi i janë sekuestruar gjatë aksionit 3 armë zjarri pistoletë, kanabis sativa, 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal, 3 makina dhe disa telefona. Për të trukuar ndeshjet e futbollit, grupi i Bajrajve bashkëpunonte me portierin e Tërbunit, Fabiol Rexhepi dhe trajnerin e kombëtares së fubollit për femra, Armir Grima.

Buy Now on CodeCanyon