Një 33-vjeçar, i cili po lëvizte me motoçiklete ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës.

33-vjeçari është përplasur me mjetin tip Benz që drejtohej nga një 17-vjeçar me inicialet S.Gj. Sipas policisë shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit tip Benz, por edhe mungesa e skafandrës mbrojtëse të 33-vjeçarit.

Adoleshenti që drejtonte mjetin është shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës.

Tv Klan