Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur në prokurori për tu marrë në pyetje.

Admir Thanza është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të këtij viti.

Burime të konfirmuara nga Prokuroria e Tiranës kanë thënë për Ora News se ndaj tij ka nisur një procedim penal për falsifikim formulari pasi ka deklaruar që nuk ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje.

Në korrik të këtij viti gjyqtari Thanza u shkarkua nga KPK pasi rezultoi se kishte fshehur dënimin në Itali. Drejtësia e këtij shteti e ka dënuar ish-gjyqtarin në vitin 1999 me vendim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Vetë gjyqtari Admir Thanza gjatë përballjes me KPK nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale, por e kishte marrë përsipër veprimin e kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit që kurohej nga Itali.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ish-gjyqtari-admir-thanza-merret-ne-pyetje-ne-prokurori