ELBASAN- Në ditën e gjashtë të fillimit të vitit të ri shkollor, kanë vijuar protestat e prindërve dhe nxënësve në Mengël të Elbasanit.

Nxënësit e këtij fshati ende nuk e kanë nisur mësimin pasi janë kundër ndjekjes së mësimit në turnin e dytë në një nga shkollat e Elbasanit.

Nxënësit dhe prindërit, të shoqëruar nga deputeti demokrat Luçiano Boçi, kanë kërkuar që të për ta të nisë normalishtet mësimi sepse është java e dytë që nuk fëmijët shkojnë në shkollë.

Hap oborrin e shkollës. Të bëjmë edhe në protestën tonë. Duam shkollë që të mësojnë fëmijët.

Banor i zonës
Pasi kanë tentuar të hapin derën e shkollës me forcë, nxënësit ia kanë dalë që të shqyejnë derën e shkollës dhe të futen brenda ambienteve të shkollës, ku edhe kanë vijuar protestën e tyre.

Problemet për këtë shkollë kanë nisur me mbylljen e shkollave me klasa kolektive. Shkolla në fshatin Mengël u mbyll rreth dy vite më parë, pasi komisioni i ngritur nga emergjencat civile e konsideroi të pasigurtë, për shkak të amortizimit dhe dëmeve të shkatuara nga tërmeti.