Këtë mënyrë zgjodhën prindër dhe nxënës të fshatit Mengël në Elbasan për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera.

Të mbështetur dhe nga prindërit dhe deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit shqyen derën e jashtme dhe u futën në klasa duke kërkuar që mësimin të vazhdojnë ta kryejnë në këtë shkollë.

Prindërit duken të vendosur për të mos pranuar zgjidhjen që ka dhënë drejtoria arsimore.

Shkolla është mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi dëmtimeve që pësoi nga tërmeti 2 vjet më parë. Projekti për rikonstruksionin është gati, por autoritetet lokale thonë se nuk është lëvruar fondi. Bashkia e Elbasanit thotë se nëse Ministria e Arsimit nuk ndërhyn deri në tetor, do të kryejë vetë rikonstruksionin e shkollës.