Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Furgoni me pasagjerë i sapo mbërritur nga Italia është grabitur nga tre persona me armë dhe të maskuar.

Grabitja u shënua rreth orës 08:30 minuta në zonën e Skelës në Vlorë.

Furgoni bënte linjën Vlorë- Brindizi-Firence.

"Grabitësit e armatosur me kallashnikov kanë ndaluar furgonin dhe kanë nxjerrë pasagjerët jashtë dhe i kanë marrë sendet me vlerë dhe eurot që kishin me vete. Flitet për një shumë rreth 16 mijë euro" informon gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.

Ne oren 10:16 policia e shtetit informon arrestimin e njërit prej autorëve.

Foto dhe video janë nga vendi i ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-persona-me-maska-e-te-armatosur-grabisin-furgonin-ne-vlore