Surprise Me!

Ora News - Tiranë, sekuestrohen armë, municione dhe medikamente, 4 të arrestuar

2018-09-25 6 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion ku në pranga janë vënë 4 persona. Kontrollet kanë zhvilluar në ambiente dhe banesa ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

"Gjatë kontrolleve të ushtruara goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore, dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, një rast i prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak si dhe kapet një shtetas në kërkim", thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar armë zjarri ?Pushkë?, disa fishekë, 40 medikamente të ndryshme mjekësore, automjet e aparat celular, ndërkohë janë verifikuar dhe kontrolluar 22 mjete dhe 79 persona.

Të arrestuarit janë:

- Arion Lleshi, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në ushtruar në automjetin e tij tip ?Seat?, iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjensisë Kombëtare të kontrollit të barnave, si dhe u shpall në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit L. Ll., (administrator i një subjekti farmaceutik).

Në Babrru dhe në rrugën ?Riza Cuka? nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ?Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike i dy shtetasve të mëposhtëm :

- Klajdi Pillati, 23 vjeç banues në Tiranë, pasi në Babrru gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua 8.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

- Igli Keçi, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën ?Riza Cuka?, iu gjet dhe bllokua 1 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në Farkë nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?, i shtetasit :

- Ahmet Mashollari, 50 vjeç, banues në Farkë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri ?Pushkë? dhe një sasi fishekësh.

Në rrugën ?Mine Peza?, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Komisariatit Nr.3, u kap shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale ?Përndjekja? :

- Mario Shalari, 25 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg? për veprën penale ?Përndjekja?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-sekuestrohen-arme-municione-dhe-medikamente-4-te-arrestuar

Buy Now on CodeCanyon