Surprise Me!

Report TV - Shkrumbohet apartamenti në Tiranë, humb jetën invalidi, flasin fqinjët

2018-09-25 5 Dailymotion

TIRANË- Pas një zjarri të rënë në një apartament në kryeqytet, një person ka humbur jetën. Mësohet se personi që ka humbur jetën është një 60-vjeçar, Lulëzim Canaj, i cili ishte invalid dhe jetonte i vetëm.

Zjarri ka rënë rreth orës 5 të mëngjesit, në një apartament në katin e tretë në rrugën ?Ramazan Demneri?.

Pas marrjes së njoftimit, policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendngjarje, ku edhe kanë evakuuar banorët e pallatit. Dy prej tyre i është ofruar edhe ndihma mjekësore, për shkak të asfiksisë që u ishte krijuar nga tymi. Ndërsa në edhe në banesat e tyre dëmtimet kanë qënë të shumta pasi janë çarë tubacionet dhe uji ka rrjedhur gjithandej.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se rënia e zjarrit ka ndodhur nga shkaqe aksidentale.Viktima është identikuar Lulëzim Canaj, i cili ishte invalid dhe jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet se Lulëzim Canaj, kishte konsumuar alkool dhe se zjarri mund të ketë ndodhur për shkaqe aksidentale, për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.

Banorët e pallatit, kanë dëshmuar se kishin dëgjuar zhurma rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe ishin larguar të frikësuar nga banesat e tyre. Sipas tyre, Canaj konsumonte shpesh pije alkoolike edhe pse vuante disa sëmundje.

Të pyetur mbi mbërritjen e ambulancës dhe forcave zjarrëfikëse, ata u shprehën se ato janë vonuar pasi nuk hynin dot në zonë për shkak të automjeteve të parkuara keq.

Buy Now on CodeCanyon