Surprise Me!

Seks apo relaks? Zbulohen 4 qendra estetike të kthyera në baza prostitucioni në Tiranë

2018-09-25 1 Dailymotion

IRANE- Policia e kryeqytetit pas 7 muajsh hetime intensive dhe përgjimeve ka zbuluar 4 qendra estetike që ishin kthyer në baza prostitucioni, ndërsa ka arrestuar tre administratoret, shtatë vajza janë shoqëruar, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Administratoret e arrestuara janë; H. D. 33 vjeç, A. M. 28 vjeçe dhe L. Q. 34 vjeçe, të tria banuese në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall M.M. 43 vjeç.<br /><br />Sipas policisë, ambientet e qendrave të masazhit që administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Shtatë punonjëset në këto qendra janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.<br /><br />Në kuadër të operacionit të koduar ?Extra Service? janë sekuestruar materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambientet ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. Tre administratoret akuzohen për veprat penale të ?Shfrytëzim Prostitucioni? dhe ?Mbajtja e lokaleve për prostitucion?.

Buy Now on CodeCanyon