Surprise Me!

'Oligarkët', Rama-Bashës: More fund si alternativë qeverisëse, PD e kthyer në parti gjobëvënëse

2018-09-25 1 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës lidhur me sipërmarrësit e denoncuar një ditë më parë nga krydemokrati. Rama shkruan se Basha e ktheu PD-në në parti gjobëvënëse. Sipas tij, me platformën e re të prezantuar një ditë më parë ku u sulmuan biznesmenët, PD tregoi se ka ngatërruar sistemin si dhe është kthyer në parti gjobëvënëse.

Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën.

Edi Rama, kryeministër
Maxhoranca dhe opozita janë përfshirë nga replikat lidhur me pretendimet e opozitës se qeveria ka dhënë tendera te disa sipërmarrës në shkelje me ligjin. Një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha denoncoi me emra biznesmenët që sipas tij kontrollojnë fondet publike, të cilët ai i quajti oligarkë. Ndërsa për maxhorancën, sulmet e PD janë tendencë për gjobënëvie ndaj sipërmarrjes në vend, duke sjellë në vëmendje se bizneset në fjalë i kanë paguar fatura kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës plot 11 mln dollarë.

Buy Now on CodeCanyon