Nuk e ka kaluar ende shokun e grabitjes me armë në mes të Vlorës. Ishte në këtë furgon bashkë më të tjerë udhëtarë që zbritën nga trageti i linjës Vlorë Brindizi rreth orës 9 të paradites, kur persona të maskuar u dolën përpara me makina dhe nën kërcënimin e armëve u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.<br /><br />Autorët mendohet të kenë marrë një shumë prej 10 mijë eurosh nga pasagjerët. Një prej grabitësve, Armand Kuqi 29 vjeç nga Mamurrasi u vu në pranga dhe po mbahet në komisariatin e Vlorës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.<br /><br />Policia ka sekuestruar dy automjete që u braktisën nga autorët në afërsi të fshatit Panaja si dhe armët që u përdorën për të kryer grabitjen. Furgoni i përkiste një agjencie që bënte linjën Brindizi- Firence-Vlorë.
