Surprise Me!

Ora News - Abuzuan me detyrën, shkarkohen 9 zyrtarë në Shkodër

2018-09-26 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Task Forca Antikorrupsion ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet në institucionet që ofrojnë shërbime ndaj publikut në Shkodër.

Pas hetimeve, vetëm në dy javët e para të muajit shtator, janë evidentuar shkelje dhe abuzime në detyre.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se u rekomanduan 21 masa disiplinore dhe 9 prej tyre u larguan nga puna.

Etilda Gjonaj: "Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna:

-5 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër,

-1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër.

Ashtu si dhe për rastin e bërë publik dje në ZVRPP Shkodër, në të cilën u ndalua Regjistruesi dhe juristja, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës Qëndrore u vendos shkarkimi i menjëhershëm i Rregjistruesit Shkodër dhe specialistes së kësaj zyre."

Ndërsa Gjonaj raporton se janë kryer kallëzime penale për punonjësit e niveleve të ndryshme.

Etilda Gjonaj: "Konkretisht, janë kryer kallëzime penale për punonjësit e niveleve të ndryshme, ndër të cilët janë:

-Ish Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me veprime që kanë cënuar garantimin e ushtrimit të veprimtarisë së institucionit në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, shkelje të rënda në procedurat e evadimit të mbetjeve spitalore si dhe garantimin e furnizimit me medikamentet e nevojshme.

- Ish Drejtori i ALUIZNI Shkodër, 3 ish - përgjegjës sektori, 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist, të këtij institucioni, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke legalizuar objekte në mos respektim të procedurave për rastet e legalizimeve si dhe në shkelje të afateve."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/abuzuan-me-detyren-shkarkohen-9-zyrtare-ne-shkoder

Buy Now on CodeCanyon