Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me rastin e mbylljes së misionit në Tiranë, u organizua një pritje festive në nder të ambasadorit sllovak, Milan Ciganik.

Eventi i organizuar nën kujdesin e konsullit të nderit Sllovakisë në vendin tonë Faik Dizdari, mblodhi ambasadorë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të medias dhe biznesit si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ambasadori Ciganik, shprehu falënderime për mikpritjen që iu është rezervuar gjatë këtyre viteve, ndërsa ishte i bindur se Shqipëria do ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian falë kapaciteteve, tha ai, që ky vend ka.

Milan Ciganik: "Erdha me shumë nxitim në këtë festë pr shkak të angazhimeve. Nuk arrita dot të shkruaj një fjalim, por nuk harrova të marr zemrën time për t'iu falenderuar për mikpritjen."

Ciganik kishte këtë mesazh për vendin tonë.

Milan Ciganik: "Shqipëria, ka shume kushte për integrimin europian, por unë jam i gatshëm të investoj veten time në mbështetje të vendit tuaj. Vendi juaj ka potencial për zhvillim."

Milan Ciganik, ushtron detyrën si shef i misonit diplomatik të Sllovakisë në vendin tonë që prej vitit 2014.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadori-sllovak-largohet-nga-tirana-rruga-e-shqiperia-drejt-be-e-pandalshme