Surprise Me!

Ora News - Digjen 15 ha ullishte në Lushnje, zjarre në Lezhë e Finiq

2018-09-26 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 15 hektarë sipërfaqe ullishte u dogj në Lushnje këtë të mërkurë pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu kodrën e Allprenajt!

Vatra e zjarrit sipas banorëve të zonës u evidentua rreth orës 05:30 të mëngjesit ndërsa u përhap me shpejtësi i favorizuar nga era e fortë duke rrezikuar banesa e biznese aty pranë.

Për lokalizimin e flakëve u angazhuan 2 mjete zjarrfikëse, rreth 40 forca të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës të cilët pas disa orëve arritën ta vënë zjarrin nën kontroll.

E gjithë puna u krye me mjete rrethanore, pasi terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve e pamundësi ndërhyrjen me mjetet zjarrfikëse.

Dyshimet janë se zjarri ishte ndezur qëllimisht nga banorë të zonës, ndaj policia e Lushnjes ka nisur një hetim për të sqaruar motivet dhe rrethanat e zjarrvënies që dogji kurorën e gjelbër të Lushnjes.

Ndërkohë një shtëpi e pabanuar u dogj në Mesopotam të Bashkisë Finiq si pasojë e një zjarri të shfaqur gjatë orëve të natës.

Mbrëmjen e së martës një zjarr i fuqishëm u regjistrua në Lezhë duke rrezikuar disa banesa dhe një shkollë 9 vjecare
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarr-i-madh-ne-kodrat-e-allprenajt-ne-lushnje

Buy Now on CodeCanyon