Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kërkesa e PD nuk u mor parasysh nga anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin e Legjislacionit, duke miratuar një kalendar që shtrihet deri në fund të nëntorit, për të diskutuar propozimin kushtetues për vetting në politikë.

Kalendari i miratuar nga socialistët, për hedhjen në diskutim të propozimit për vetting në politikë, parashikon tryeza konsultative me grupet e interesit dhe ekspertë konstitucionalist. Ky moment nga demokratët u lexua si demaskim të përpjekjeve për të futur nismën në kalenda greke.

Alibeaj: Kemi kurajo morale për ta bërë secili individualisht? Për ta pranuar? A kemi një kurajo politike për ta pranuar apo jo vettingun tonë si për gjyqtarët, për prokurorët, për policët, edhe gardistët? Kjo është çështja.

Debate solli edhe hedhja në Komision, nga deputeti socialist Ulsi Manja, e propozimit të kryeministrit Edi Rama, që për nismën e demokratëve ti merret mendim Komisionit të Venecias.

Manja: Është shumë e rëndësishme edhe marrja e një opinioni miqësor nga Komisioni i Venecias, kjo edhe si një traditë e konsoliduar tashmë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/caktohen-relatoret-dhe-ekspertet-vetingun-ne-politik