Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy shtetas amerikanë në hetim nga DEA amerikane prej një viti fshiheshin në Tiranë ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Rreth orës 14:00 Drejtori i Departamentit te Policise Kriminale ne Policine e Shtetit Drejtues i Larte Eduart Merkaj sebashku me Prokurorin e Krimeve te Renda Besnik Muçi dolën në një konferencë për median për detaje rreth këtij operacioni

Të arrestuarit janë: " Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA. Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA"

Fshiheshin ne Tirane

Dy shtetasit e lindur dhe banues në New York ishin në hetim prej një viti nga DEA amerikane.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope" kjo vepër e kryer nëpërmjet ?dark web?. Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike"

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit" tha Merkaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-arrestohen-dy-shtetas-amerikane