Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoritetet shqiptare po lobojnë fort në SHBA për një vend në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si anëtar i përkohshëm.

Gjatë takimit që zhvilloi me presidentin e Polonisë me rastin e hapjes së sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Ilir Meta dhe homologu i tij shprehën mbështetje reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB, ndërsa vlerësuan edhe marrëdhëniet dy palëshe.

Meta dhe Duda thanë se marrëdhëniet Shqipëri-Poloni do të forcohen e intensifikohen në të ardhmen.

Meta: Vlerësoj rritjen e interesit e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Kënaqësi të konstatoj rritjen gjithnjë në rritje të turistëve polakë në Shqipëri.

Presidenti Meta ftoi homologun e Polonisë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Meta: Vizita e Presidentit të Polonisë në Shqipëri do forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nga ana e tij presidenti i Polonisë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë.

Kreu i Shtetit zhvilloi po ashtu takime me homologun qipriot dhe Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Ambicien e Shqipërisë për një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023 e shprehu dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-me-homologun-e-polonise-mbeshtetje-kandidaturat-e-te-dy-vendeve-ne-keshillin-e-sigurimit