Flet ekskluzivisht për Report Tv, Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja. Ajo jep përgjigje për të gjitha pretendimet e ngritura nga ish-nënkomisari Emiljano Nuhu. Në një intervistë ekskluzive për drejtorin e Informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu, ka mohuar të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë.

Ajo thotë se ka tërhequr kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen. Xhisiela Maloku, hedh poshtë pretendimin e ish-oficerit Nuhu se në Komisariat ndodheshin deputetët socialistë, Taulant Balla e Rrahman Rrahja, si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Një detaj interesant, që del në pah nga kjo intervistë lidhet me faktin se kontakti i parë që Xhisiela Maloku ka patur me ish-oficerin Nuhu ka qenë data 27 korrik, 7 ditë pas denoncimit dhe vajtjes së saj në komisariatin e Krujës. Deklarimi i Xhisiela Malokut rrëzon një tjetër pretendim të Nuhut, për prezencën e deputetëve socialistë në komisariatin e Krujës.

Intervista e Xhisiela Malokut

Sa vite keni qenë të lidhur me njëri-tjetrin?

Kemi qenë të lidhur, të dashur për një periudhë të gjatë, më pas i shkëputëm marrëdhëniet për arsye personale.

Më datën 21 korrik 2018, ju keni shkuar në polici dhe keni bërë një denoncim, me çfarë lidhej ky denoncim?

Kisha një konflikt me Rexhepin, shkova në komisariatin nr 3 në Tiranë ku bëra edhe kallëzimin.

Kush e mori kallëzimin?

Kallëzimin e mori një oficer Koldashi, Elton.