Surprise Me!

Ora News - Kryemadhi përjashton koalicionin me PS

2018-09-26 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI nuk do të bëjë koalicion me kryeministrin Rama, pasi diçka e tillë nënkupton vdekjen e rinisë. Deklarata erdhi nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila e bëri të qartë se forca politike e drejtuar prej saj do të bashkëpunojë vetëm me qytetarët dhe partitë opiozitare. Kryemadhi kërkoi gjithashtu oganizimin e strukturave dhe grupeve të punës në funksion të zgjedhjeve të ardhme.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përjashtuar në mënyrë kategorike një koalicion me Partinë Socialiste, duke nënvizuar se qeveria Rama nuk po krijon perspektivë për të rinjtë.

Sipas saj, bashkëpunimi me PS do të sillte vdekje të rinisë, ndërsa shton se forca politike e drejtuar prej saj do të punojë vetëm me qytetarët dhe me partitë opozitare.

Kryemadhi: LSI ka hyrë në rrugën e saj për të mos u kthyer më mbrapa. Nuk ka më bashkëpunim me Edi Ramën dhe bandën e tij, sepse çdolloj bashkëpunimi me bandën e tij është kronikë e zezë e shkruar për të ardhmen e shqiptarëve. Është lajmërimi i vdekjes së të rinjve shqiptarë nëse bashkëpunimi i opozitës shqiptare do të jetë me Edi Ramën. I vetmi bashkëpunim i yni do të jetë me qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-perjashton-koalicionin-me-ps

Buy Now on CodeCanyon