Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit, pranë stadiumit "Niko Dovana".

Mësohet nga policia se gruaja është Floresha Shkurti 83 vjeç, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vrasje.

Gazetari i Ora Neës në Durrës, Leonidha Musaj thotë se në trupin e të moshuarës janë gjetur shenja dhune, kryesisht në pjesën e kokës.

Viktima banonte në katin e 4-të të një pallati dhe jetonte me nusen e djalit dhe nipin e tij, pasi djali i kishte vdekur pak vite më parë. Policia ka shoqëruar në komisariat nipin e të moshuarës për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Paraprakisht policia po heton në dy pista, atë të vrasjes dhe rënies aksidentale. Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-gjendet-e-vdekur-ne-banese-nje-grua