Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se heshtja e kryemisnitrit Edi Rama për denoncimet e nënkomisar Emiljano Nuhu është pjesë e skenarit mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë sipas tij lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.

Paloka thotë se sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me qeverinë dhje kryemisnitrin edi Rama.

Reagimi i Palokës

Dëshmia tronditëse e oficerit të policisë Emiljano Nuhu është pasqyra më e vërtetë e kriminalizimit të thellë të qeverisjes nën drejtimin e Edi Ramës.

· Heshtja e kryeministrit të vendit pasi një vajzë është torturuar nga djali i deputetit të vet;
· Heshtja e kryeministrit për aktet kriminale të deputetit Rrahman Rraja;
· Heshtja e kryeministrit për sjelljen prej banditi të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,
i përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të oficerit të policisë;
· Heshtja e Edi Ramës, që ka shndërruar Policinë e Shtetit në organizatë kriminale,

flet më mirë se asgjë tjetër se ai dhe qeveria e tij është gjysma e bandës në pushtet që mbron bandat dhe banditët që kontrollojnë sot territorin, shtetin dhe policinë.

Është kriminale sesi drejtuesit e Policisë së Shtetit, nën urdhrat politikë të Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës, nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën nën kërcënimin e banditëve me pushtet, as për të mbrojtur nënkomisar Emiljano Nuhu.

Edi Rama nga dje, po zbaton të njëjtin skenar mafioz për të mbyllur skandalet që ekspozojnë lidhjet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë me krimin.

Sa herë ata kapen në flagrancë në bashkëpunim me krimin, Edi Rama vërsul taulantët e tij të lidhur me krimin e organizuar :

· për të sulmuar denoncuesin e krimit
· për të prishur provat
· për të intimiduar dëshmitarët
· për të kërcënuar gazetarët,

siç ka ndodhur me kërcënimin mafioz të gazetarëve të televizionit Shijak TV. ?Do t?ju vrasim, do t?ju fshijmë?- është mesazhi i banditëve të pushtetit për gazetarët e pablerë nga qeveria e Edi Ramës.

Sot shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëvë të lidhur me Edi Ramën. Kur shtetin e ka kapur krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre. Largimi i kësaj qeverie është rruga e vetme për Çdo shqiptar që do siguri për vete dhe familjen e vet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/denoncimi-i-oficerit-paloka-rama-hesht-te-mbyllur-skandalet-e-tij