FIER- Një tjetër zjarr në këtë qark, kësaj here në pyllin me pisha të fshatit Peshtan.<br /><br />Zjarri ka rënë në zonën e quajtur Qafa e Shkozës dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të shuar flakët. Nuk dihen ende arsyet e zjarrit.<br /><br />Ditën e djeshme disa zjarre krijuan një situatë problematike në vend. Flakët përfshinë një sipërfaqe të mbushur me kullota dhe ullishte, si në Fier, Lushnje, Velipojë, Lezhë dhe Sarandë.