Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se nuk do të tërhiqen nga vendimi për mos lejimin e importit të makinave të prodhuara para vitit 2008.Në një bashkëbisedim me gazetarët pavarësisht notave shumë optimiste në lidhje me sezonin turistik, pranoi se Shqipëria ka ende sfida për turizmin.

"Shqipëria sot gjendet në pozitën e saj më të favorshme pasi përfaqëson në mënyrë të përmbledhur atë çfarë sot është destinacioni më i kërkuar në botë".

Pavarësisht vlerësimeve shumë pozitive, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, pranoi që vendi ka ende shumë sfida për të përmirësuar turizmin, midis të cilave edhe menaxhimin e mbetjeve urbane.

Klosi: Së pari për të ndryshuar politikat, për të kërkuar që të kemi politika jo vetëm të pushtetit qëndror por në bashkëpunim të plotë me pushtetin lokal dhe komunitetin e biznesit. Na duhen politika të reja dhe standarde të reja.E dyta të përmirësojmë shërbimet. Jemi në një sezon të suksesshëm por larg sezonit me të cilin duam të ballafaqohemi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-kemi-ende-shume-sfida-te-rritur-numrin-e-turisteve