Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rrugët e Shkodrës u ?pushtuan? nga bandat. Fatmirësisht jo ato që përfliten shumë këto kohë në kryeqendrën e veriut, por pjesëmarrës në një takim kombëtar të orkestrave frymore.

Ndër vite, Shkodra është njohur si një ndër qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore shqiptare. Aty u krijua banda e parë frymore e cila në vitin e largët 1878 pati debutimin.

Mbi këtë themel u ndërmor kjo iniciativë që solli larmi aktivitetesh dhe performancash.

Voltana Ademi: Ne nderojmë të gjithë trashëgiminë që qytete të tjera dhe gjithë ata artistë të tjerë në ato qytete kanë realizuar gjatë krijimit të bandave muzikore.

Bashkimi i bandave frymore të Shkodres, Elbasanit, Durrësit, Lezhës, Beratit dhe Tivarit në Mal të Zi nuk ishte i lehtë, siç tregon profesor Kujtim Alija.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bandat-pushtojne-shkodren