KAVAJE - Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Synej të Kavajës. Report Tv mëson se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore, ndërsa aty pranë ndodhen edhe zona të banuara.<br /><br />Situata alarmante ka bërë që të nisen me urgjencë nga Tirana tre zjarrfikëse. Gjithashtu janë dërguar zjarrfikëse edhe nga Kavaja dhe Durrësi, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
