Surprise Me!

Artan Hoxha ka publikuar në emisionin ’45 minuta’, bisedat ekskluzive ish-policit Nuhu

2018-09-27 1 Dailymotion

Gazetari i investigativ i Report Tv, Artan Hoxha publikon ekskluzivisht në ?45 minuta? mesazhet e shkëmbyera mes Ramazan Rrajas nipit të deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe ish-oficerit të policisë së Krujës, Emiljano Nuhu. Nga komunikimet telefononike përmes Whatsapp, marrëdhëniet mes ish-oficerit dhe nipit të deputetit duken krejtësisht miqësore, ndërsa rezulton se janë takuar në Tiranë. Në bisedat e publikuara nga Hoxha shihet se komunikimi i parë është mes Emiljano Nuhut dhe nipit të deputetit është në datën 26 korrik dhe tregon se të dy kanë pasur njohje.<br /><br />Në tekst, ish-oficeri i i kërkon Ramazan Rrajës ta takojë në Tiranë te ?Casa Italia?. Në datën 27 korrik, oficeri i policisë, Emiljano Nuhu hyn në lojë dhe merr dëshminë e vajzës Xhisiela Maloku e cila ka paditur për dhunë Rexhep Nuhun, djalin e deputetit të PS, Rrahman Nuhu. Këtu, mesazhi i radhës i shkëmbyer mes Rrajas dhe Nuhut është ai pasi ishte marrë dëshmia e vajzës në polici. Ramazan Rraja i drejtohet duke e pyetur nëse ka qenë ai i cili ka marrë në pyetje të renë. Dhe oficeri i përgjigjet se ishte vetë ai. Më pas ata lënë një takim dhe takohen në Tiranë. <br /><br />Bisedat me mesazhe mes të dyve nuk flasin aspak për një marrëdhënie të acaruar apo në kufijtë e kërcënimit me jetë me pistoletë në kokë, siç pretendon ish-oficeri Emiljano Nuhu, për të lënë të lirë djalin e deputetit.

Buy Now on CodeCanyon