Surprise Me!

Ora News - Durrës, nipi pranon vrasjen e gjyshes, nuk i dha lekët për hashash

2018-09-28 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas disa orë marrje në pyetje nipi 21 vjeçar ka pranuar se ai është autori i vrasjes së gjyshes së tij, Floresha Shkurti.

Për grupin hetimor ka treguar se ka qenë vetëm në banesë me të moshuarën në momentin e krimit. Më pas ka copëtuar thikën dhe e ka hedhur, bën me dije gazetari i Ora News, Leonidha Musaj.

Burimet nga grupi hetimor i thanë Ora News djali ka treguar se shkaku që ka ndërmarrë këtë krim ka qenë fakti që gjyshja nuk i kishte dhënë lekët për hashash

Policia nuk ka mundur të gjejë pjesët e thikës.

Redmon Gruda- qe është djali i djalit të viktimë - së bashku me të ëmën jetonte në një apartament me gjyshen e tij, Floresha Shkurti (mbiemri i vajzërisë). Ndërkohë babai i Redmondit ishte ndarë nga jeta kohë më parë.

Arrestimi

Policia njoftoi sot arrestimin e 21 vjeçarit për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal. "Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme", informoi mëngjesin e sotëm policia.

Pasi kreu krimin telefonoi policine

Burimet nga grupi hetimor i thanë Ora News se pasi ka kryer krimin, dhe ka fshehur thikën ka telefonuar policinë për të lajmëruar vdekjen e gjyshes së tij 81 vjeçare.

Fillimisht gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka pranuar të ketë qenë autori. Ka thënë se e kishte gjetur derën hapur dhe gjyshen të vdekur por më pas është dorëzuar.

Vrasja

Ngjarja ka ndodhur më 27 shtator 2018, në apartamentin e të moshuarës në katin e katërt të një pallati në lagjen 16 të qytetit, pranë stadiumit "Niko Dovana". Menjëherë pas krimit policia shoqëroi në komisariat nipin dhe nusen e të moshuarës. Pas disa orëve marrje në pyetje, djali 21 vjeçar është dorëzuar duke pranuar krimin dhe treguar çfarë ka ndodhur dhe përse e kishte kryer.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nipi-pranon-vrasjen-e-gjyshes-nuk-i-dha-leket-pwr-hashash

Buy Now on CodeCanyon