Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë pas rastit të denoncuar nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Girda Duma tha se përdhunimi dhe torturimi i vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz, që me bekimin e Edi Ramës mbron kriminelët dhe dhunon sërish viktimën.

Deklarata e Grida Dumës

Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të vajtohet ditën nga pushteti.

Në këto 48 orë nuk ka nënë, grua apo prind që nuk po ndjek këtë sagë mafioze ngjarjesh dhe mos të kuptojë sa të pambrojtur janë përballë pushtetit politik dhe padrejtësisë.

Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë.

Ky rast është vetëm maja e një ajsbergu që e në pjesën tjetër fsheh krime më të rënda të pazbuluara.

Sot gazetari që zbuloi këtë krim është nën akuzë, dhe komisari i policisë që iu largua rrezikut për jetën duke dëshmuar të vërtetën është në arratisje.

Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që ?tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo?.

Kjo skenë makabre njerëzore shpjegohet vetëm me një arkitekt të pushtetit:

Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim makabër, vetëm me bekimin e Edi Ramës bëhet e mundur që:

- djali dhunues i deputetit sot nuk arrestohet dhe është në gjendje të lirë,

- viktima, vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit pa urdhër mbrotje ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën me babain e vdekur dhe pa asnjë mbrojtje familjare

- prokuroria dhe policia nuk kërkojnë as ndjesë që nuk kanë vepruar dhe të tregojnë që njohin përgjegjësinë e shumëfishtë deri sot dhe duhet të jenë nën presion të madh të zbatojnë ligjin e të drejtën

- asnjë deklaratë zyrtare për praninë e deputetëve natën e krimit në komisariatin e policisë

Përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të pushtetit mafioz.

Në dhunimin e vajzës janë përfshirë, një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës që sipas dëshmive fsheh dhe kërcënon të vërtetën.

Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë; shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të kryeministrit. Pa bekimin e kryeministrit sot deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues do ishte mbrojtur një viktimë.

Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij.

Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili është provë e plotë që ai as për show nuk ka mundësi të reagojë sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat.

Heshtja e Ramës, policia që të përcjell me ?kush të rr...