TIRANE-Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa zona në kryeqytet, policia ka arrestuar një të ri, pasi iu gjet një armë zjarri pa leje.<br /><br />I arrestuari është Antonio Gjoshi 25 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë. Ai e kishte fshehur armën tip ?Bereta? me një krehër me 8 fishekë në një çantë.<br /><br />Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
