Surprise Me!

Zbuloi kurën për menopauzën, mjeku Taulant Muka flet Report Tv: Pse duhet ta zgjedhin gratë

2018-09-28 14 Dailymotion

Mbi 6500 femra në mbarë botën u bënë pjesë e një studimi për të përdorur terapinë bimore si element kyç në minimizimin e simptomave të menopauzës. Studimi i realizuar nga Qendra Mjekësore e Universitetit Erasmus në Holandë dhe Universiteti i Kembrixhit në Britani ka si mjek kryesor shqiptarin Taulant Muka.

Në intervistën e dhënë për Report TV, mjeku tregon se studimi ka nxjerrë në pah faktin që ekstraktet bimore, kryesisht fitoestrogjenet do të ndikojnë në lehtësimin e simptomave të menopauzës, të tilla si afshet, djersitja gjatë natës, thatësira vaginale, shenja këto që paralajmërojnë fundin e epokës riprodhuese.

?Ajo që gjetëm ishte se fitoestrogjenët mund të lehtësojnë simpotomat e menopauzës dhe kryesisht simptomat e afsheve të ngrohta që femrat ndiejnë gjatë menopauzës. Nuk pamë një efekt të tyre në djersitje gjatë natës por pamë që mund të pakësonin dhe tharjen vaginale.?

Taulant Muka, mjek shkencëtar
Po përse është i rëndësishëm ky studim dhe kura për menopauzën? Mjeku shkencëtar Taulant Muka bën me dije se periudha e menopauzës për femrat ka rrezikshmëri për sëmundje të shumta, pasi pëson disa ndryshime hormonale të cilat sjellin rreziqe shëndetësore.

?Hormoni femëror para menopauzës është në nivele të larta dhe sygjerohet që ai është një nga elementët kryesor që mbron femrën nga shumë sëmundje. Pas menopauzës niveli i këtij hormoni ulet vazhdimisht. Kjo mund të sjellë rritje të inflamacionit, të stresit, gjë që sjell rritje të rrezikut për diabet, zemër apo edhe sëmundje kancerogjene?.

Taulant Muka, mjek shkencëtar

Por mjeku thekson se edhe përdorimi i fitoestrogjenëve duhet të bëhet me kujdes, pasi nuk ka të dhëna që tregojnë se janë të shoqëruara me efekte anësore dhe nëse bëhet përdorimi i tyre të konsultohen me mjekun ose të përdorin medikamentin përmes ushqimit, gjë që ndikon në uljen e mundësisë për të pasur diabet.

Megjithantë Taulant Muka këmbëngul se Ilaçi më i shëndetshëm për luftimin e menopauzës është një dietë e shëndetshme.

Buy Now on CodeCanyon