Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtorja e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Anila Trimi, ka përgenjështruar akuzat e ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiliano Nuhu, lidhur me pretendimet se është kërcënuar me jetë në zyrë brenda stacionit të policisë së Fushë Krujës.

Në një dalje për mediat, Trimi tha se pas verifikimeve ka rezultuar se personat e pretenduar nga Nuhu nuk kanë qenë të pranishëm në datën 21 korrik në ambjentet e policisë por edhe ai vetë rezulton se ka shkuar në stacionin policor vetëm në datën 27 korrik 2018.

Trimi: Nga ky aktivitet, deri tani janë verifikuar disa rrethana dhe fakte: Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjesi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë. Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21/07/2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.

Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme. Nga Urdhri i Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë, rezulton se vetëm në datë 27/07/2018, Emiljano Nuhu është ngarkuar për hetimin e kësaj çështjeje. Nga shqyrtimi i fashikullit të hetimit rezulton se nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes, Emiljano Nuhu ka kryer vetëm 4 prej tyre.

Po ashtu kreu i SHÇBA-së, bëri të ditur se nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiliano Nuhu takohen me personin nën hetim në ambjentin e një lokapi privat në Tiranë me 30 korrik 2018.

Trimi: Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, mgjate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shcba-pas-verifikimit-deklaratat-e-oficerit-nuhu-te-pabaza