Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ngjyrat e artistit indonezian Wild Drawing i kanë dhënë jetë grisë së tri pallateve në Urën Vajgurore.

Ajo që tërheq më së shumti vëmendjen për mjeshtrinë e realizimit dhe emocionin e përcjellë është vepra e titulluar ?Flirtimi?.

Vepra i është përshtatur strukturës së pallatit.

Kjo murale u vleresua nga revista zvicerane ? Wild Walls? si ndër 10 më të mirat në botë.

Qytetar: "Shumë të bukura, janë ndryshim për qytetin."

Vepra tjetër ?Djali i Dimalit? i kushtohet simbolikës së qytetit dhe i referohet një zbulimi në Kalanë e Dimalit.

Ndërsa, muralja e tretë ?Ura e mendjes? ndodhet në dalje të qytetit dhe është realizuar në murrin e një godine të ish ndërmarjeve të kohës së monizmit.

Pranë pallateve ku janë vizatuar dy muralet ndodhet edhe e vetmja lulishte e qytezës ku banorët kalojnë kohën e lirë dhe pushojnë.

Qyteti është i vogël, por hallet i ka të mëdha, por muralet i shohin si risi pozitive.

Qytetar: "I shikojmë me shumë optimizëm, jemi shumë të kënaqur. Personi që i ka realizuar ka punuar shumë mirë."

Projekti për muralet, u mbështet nga bashkia e Urës Vajgurore dhe piktori Helidon Haliti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/muralet-ne-uren-vajgurore-i-japin-jete-grise-se-pallateve-te-monizmit