Surprise Me!

Ora News - Rama e Basha përplasen në distancë për rastin e Xhisielës dhe djalit të deputetit

2018-09-29 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 3 ditësh furtunë politike, Kryeministri Edi Rama, reagoi për herë të parë në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit ndaj vajzës 24-vjeçare, Xhisiela Maloku, në Fushë Krujë.

Fillimisht përmes një postimi në twitter Rama tha se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, ndësa shtoi se policia nuk i ka bërë asnjë favor djalit të Rrajas, Rexhep.

Edi Rama: "Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.

Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.

Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.

Për ne askush s'është mbi ligjin.

Më pas reagoi me zë dhe figurë në lidhje me dhunën e ushtruar nga djali i deputetit ndaj vajzës 24-vjeçare, Xhisiela Maloku, në Fushë Krujë. Rama dënoi dhunën, ndërsa deklaroi se vajza 24 vjecare po dhunohet për herë të dytë nga politika.

Edi Rama: " Askush nuk është mbi ligjin. Policia e shtetit ka bërë detyrën sipas ligjit dhe djali i deputetit nuk ka pasur trajtim preferencial"

Kryeministri garanton, se djali i deputetit nuk ka përfituar asnjë favor nga policia, ndërsa kërkon hetim për rolin e dy deputetëve të tij, Rraja dhe Balla.

Edi Rama: "Deputeti duhet të hetohet njësoj si gjithë të tjerët nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces"

Basha: Po aminston përdhunuesin

Për këtë çështje reagoi ashpër dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në facebook Basha shkruan: "Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka. Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi."

Për këtë çështje ka reaguar sërish kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi që Prokuroria e Krujës të bëj hetim të imtësishëm për rastin e kallëzimit të shtetases Xhesila Maloku. Balla nuk nguron ta quajë ish-oficerin Emiljano Nuhu mik të Lulzim Bashës dhe i bën thirrje kreut të PD-së të distancohet nga ky i fundit, të cilit i përmend veprat penale që i rëndojnë mbi të.

Lexo me shume: Balla e quan: "Episod i turpshëm i inskenuar nga Basha, Çollaku dhe Nuhu"

Avokati i Popullit hetim

Ndërkohë Avokati i Popullit bëri me dije dje se ka nisur hetim me objekt verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, pas denoncimeve të kryera nga shtetasja e dëmtuar dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit.

Në njoftim theksohet se hetimi do të synojë të marrë përgjigje për shumë pikëpyetje duke iu drejtuar organeve përgjegjëse, konkretisht: Komisariateve të Policisë në Tiranë e Fushë-Krujë, organit të Prokuror...

Buy Now on CodeCanyon