Surprise Me!

Bizneset vijojne t'u shesin alkool dhe duhan femijeve

2018-09-29 0 Dailymotion

"Ligji për mbrojtjen nga produktet e alkoolit dhe duhanit: Ndalohet shitja ose ofrimi i pijeve alkoolike falas të miturve apo konsumimi i tyre në vende publike nga të miturit. Ndalohet shitja ose furnizimi, për qëllime tregtimi, i produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç".

Kjo është ajo çfarë ligji thotë, por ekspertët janë të mendimit se kjo pjesë nuk ka gjetur zbatim asnjë ditë të vetme.

Duhani dhe alkooli u shitet lehtësisht, jo vetëm të rinjve, por edhe fëmijëve nga marketet dhe dyqanet në kryeqytet. Mjaftoi një provë e thjeshtë nga kamera e Televizonit Klan në një prej supermarketeve në qendër, që të faktohej se ligji shkelet nga shitësit.

"Siç e shikoni, edhe pse ligji e ndalon shitjen e produkteve të duhanit dhe alkoolit për personat nën 18 vjeç, Koral nuk e pati fare të vështirë të blejë një paketë dhe një birrë.

"I thashë më jep një birrë dhe një paketë. Më pyeti e do për vete? Jo i thashë për babin. M'i dha dhe i solla..", tregon Koral.

Për ekspertët është koha që ligji të rishikohet për ta bërë atë të zbatueshëm.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon