Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 29 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në mjetin e tij u gjetën 4 mina me telekomandë.

Operacioni i koduar "Telekomanda", përfundoi me arrestimin e shtetasit Endrit Vejsiu.

Policia e Lezhës sqaron se i riu nga Tirana udhëtonte me një mjet tip "Opel" në aksin rrugor Milot - Lezhë, ku u ndalua pranë kryqëzimit të Shënkollit. Minat ishin të fshehura në gomën rezervë.

"Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje", sqaron shefi i policisë së Lezhës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-i-riu-nga-tirana-kapet-me-4-mina-me-telekomande-ne-mjetin-tip-opel