Surprise Me!

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i deputetit te PS

2018-09-30 4 Dailymotion

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ishte Gjykata e Krujës që dha paraprakisht masën arrest me burg pas kërkesës së prokurorisë së këtij rrethi e cila po zhvillon hetimet. Menjëherë pas kësaj Policia e Krujës ekzekutoi vendimin duke arrestuar të riun. Ai akuzohet për ushtrim dhune dhe përndjekje të ish-të dashurës së tij, 25-vjeçares Xhisila Maloku.<br /><br />Kjo lëvizje e organit të akuzës vjen menjëherë pas marrjes së akt ekspertimit mjeko-ligjor i cili vërtetoi pretendimet e vajzës së re të bëra në padinë e parë. Sipas këtij akt ekspertimi, Maloku ishte goditur me qytën e pistoletës në trup, si dhe ishte djegur me cigare nga 24-vjeçari Rraja. Paraditen e së shtunës Prokuroria e Krujës vendosi të ballafaqojë Xhisila Malokun me Rexhep Rrajën. Vajza dha shpjegime për më shumë se 3 orë në prokurori, në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj ish të dashurit dhe më pas tërheqjen prej tij.<br /><br />Mësohet se prokuroria ka administruar edhe tabulate telefonike të Malokut, për të parë komunikimet e saj me Rrajën. Për këtë çështje vazhdojnë hetimet edhe nga Policia dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për dy oficerët Gentian Çitozi dhe Emiljano Nuhu që kanë marrë në pyetje Xhisiela Maloku. Ata po hetohen për akuzën ?shpërdorim detyre?.

Buy Now on CodeCanyon