Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Muzeu i stilit "Etno Vibe? e zhvilloi edicionin e tij të dytë në qytetin e Shkodrës. Tradita me modernen u takuan nga duart e katër stilistëve, ndërsa modelet e veshura prej tyre performuan nën poezitë e interpretuara nga aktorja Ema Ndoja.

Katër stiliste, dhjetë modele dhe një frymëzim, të gjitha në një pikëtakim të vetëm në Shkodrën e ?Marubit dhe Idromenos?, aty ku Muzeu i stilit "Etno Vibe? erdhi ndryshe në edicionin e tij të dytë.

Në një natë të mbushur plot ngjyra, ku tradita takoi bashkëkohoren përmes punimeve të artistëve Etnik Shala, Besa Rugova, Dorina Kola dhe Hilda Maha të sjella nga ?Ti Institute? dhe Muzeu i fotografisë ?Marubi?.

Një ndërthurje e veçante e kësaj sfilate në pedonalen e kryeqendrës së veriut, që erdhi përmes poezive të interpretuara nga aktorja Ema Ndoja dhe tingujve të violinës së Lorenc Radovanit.

Ishte frymëzimi që morën nga fotografitë e ?Marubit? që artistet sollën në ditën e trashëgimisë, ndërthurjen mes të shkuarës dhe të sotmes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/muzeu-i-stilit-etno-vibe-sfilata-solli-nje-fryme-te-re-te-modes