Është shtyrë seanca e parë në ngarkim të Ahmet Ajetit, i dënuar në mungesë për tentativë vrasjeje ndaj Lulzim Berishës. Ajeti kërkon rigjykim për këtë çështje. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton shkak i shtyrjes është bërë mungesa e Lulzim Berishës në seancë.

Gjykata e Krimeve të Rënda kishte urdhëruar policinë e Durrësit që ta njoftonte Lul Berishës, por ai ende nuk ishte njoftuar. Avokati i Ahmet Ajetit ka kërkuar që gjykata të urdhërojë një ekspertim psikik për Ajetin, pasi sipas avokatit, klienti i tij është i sëmurë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 12 tetor.

Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik. 35-vjeçari i lindur në Lipjan të Kosovës, është i dënuar nga autoritetet shqiptare me 20 vite burg për "Vrasje me paramendim".

13 vite më parë, ai tentoi të vrasë në Durrës në një lokal Lulzim Berishën më 30 gusht 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën, por në afërsi të lokalit ai u konfliktua me disa persona të tjerë, ku mbeti edhe vetë i plagosur. Ajeti ishte për më shumë se një dekadë në listën e 10 personave më të kërkuar nga Shqipëria.