Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pension i ulët dhe çmimet e ilaçeve të larta. Këto janë problemet e të moshuarve në Shqipëri të cilët nuk arrijnë ta përballojnë dot jetesën e tyre duke pasur një tavolinë të varfër dhe borxhe kur kanë nevojë për mjekime. Kamera e Ora News ishte sot në kërkim të problemeve të tyre në ditën botërore të moshës së tretë për të cilën shumica prej tyre thotë që as nuk është në dijeni.

Pensionist: Pensionet janë të vogla nuk mund ta përballojmë.

Jo vetëm ilaçet por në xhepin e tyre rëndojnë faturat mujore si uji dhe energjia elektrike të cilat janë një stres i shtuar për ta.

Pensionist: Me 150 mijë lekë nuk paguan as drita, as ujë. Dua 50 mijë lekë ilaçe në muaj dhe 50 gruaja. Nuk del fare.

Pavarësisht problemeve ndoshta në përpjekje për ti zvogëluar ato një pjesë e të moshuarve merren me aktivitete fizik duke e ditur që sa më shumë ecje aq më larg qëndron mjeku.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pensionisti-130-mije-leke-pension-te-ardhur-keq-na-mbajne-femijet