Analisti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla i ftuar në studion e emisionit ?5 Pyetjet nga Babaramo? përpos situatës në Kosovë dhe Maqedoni, komentoi edhe negociatat me Greqinë për kufirin detar dhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të vendit fqinj Kotzias, i cili pak ditë më parë tha se negociatat janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Ramës dhe Metës në Tiranë.

Nuk është gjëmë e madhe që nuk janë zgjidhur për 8 muaj negociatat, pasi me Italinë zgjatën 8 vite. Në dijeninë time negociatat nuk janë bllokuar, por vijojnë. Debatet janë normale. Cështja është histori parimesh, pasi vihet pas një marrëveshje si ajo e 2010 që u rrëzua nga Kushtetuesja, ndërsa sot nuk kemi një gjykatë Kushtetuese. Përsa kohë nuk kemi gjykatë nuk është vetëm cështje gjërash të vogla.

Deklaratat e ministrit grek? Ministri i Jashtëm grek është politikan grek, ndoshta kërkon që të bëjë diversion. Kryeministri është takuar me Presidentin dhe Ministri i Jashtëm ishte në OKB me Presidentin dhe në dijeninë time janë bashkë dhe nuk është e hijshme që një ministër i Jashtëm i një vendi fqinj të thotë se marrëveshja është bllokuar për shkak të dualitetit politik.

Ilir Kulla
Prej disa muajsh pala shqiptare dhe ajo greke janë duke biseduar për disa cështje të vjetra, mes tyre kufiri detar. Pavarësisht se të dyja palët janë zotuar për mbylljen e shpejtë të marrëveshjeve mes dy vendeve, ende nuk është arritur dakordësia e plotë mes Tiranës dhe Athinës.