Surprise Me!

Ora News - Policia qëllon 24 vjeçarin tek "Shkolla e Bashkuar", dëshmia e të plagosurit

2018-10-02 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 24 vjeçar është plagosur nga policia mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Shkolla e Bashkuar në Tiranë.

Deputeti demokrat Ervin Salianji përmes një postimi në facebook deklaron se djali pasi është qëlluar është dhunuar fizikisht nga policia dhe kjo e fundit po përpiqet ta fshehë ngjarjen.

"I plagosuri ndodhet në spital në shtetrrethim që policia të fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lejohet të takoje qytetarin, Sidian Tabaku" shkruan Salianji.

Vetë djali në videon e postuar në facebook nga deputeti demokrat tregon se ndaj tij ëshë "qëlluar dy herë".

Burime nga policia bëjnë me dije se "Shqiponjat" i kanë bërë thirrje të ndalonte por ky i fundit nuk ka pranuar.

Zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë djali në një dëshmi televizive tregon se nuk i ishte ndaluar policisë pasi ishte frikësuar nga ata që po vinin drejt tij me vrull.

"Rreth orës 23:10- 23: 20 po shkoja në drejtim të spitalit ... (spital privat) Futem tek rrugica dhe ishin dy postblloqe policie. Ata vijnë nga mbrapa. Unë u tremba dhe i jap gaz motorit dhe ata qëlluan me armë, drejt meje. Vazhdoj të eci dhe ndjej një krismë të dytë. Kur u rrëzova ata filluan të më qëllojnë"

Kur e pyesin pse nuk ndaloi ai thotë: "U frikësova se po vinin me vrull."

Djali tregon se ka mpiksje gjaku në kokë dhe se një plumb i ka hyrë dhe dalë nga këmba.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/policia-plagos-24-vjecarin-tek-shkolla-e-bashkuar

Buy Now on CodeCanyon