Surprise Me!

Ora News - Duma: Vajza e përdhunuar është marrë peng nga bandat e Fushë-Krujës

2018-10-02 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeteja e Partisë Demokratike Grida Duma shprehet se vajza e përdhunuar nga djali i deputetit socialist është marrë peng nga bandat e Fushë-Krujës. Sipas deputetes demokrate qëllimi është për të shpëtuar banditët me pushtet sipas skenarit që sipas saj është organizuar në zyrat e Edi Ramës.

Deklarata e Grida Dumës

Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, duke shfaqësuar kë?

Duke shfaqësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet.

Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t?u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë.

Gazetarët kurajozë pohuan mbrëmë një pjesë të së vërtetës: se Xhesila është peng. Por peng i kujt? I nxis gazetarët ta thonë të plotë të vërtetën - se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës më famëkeqe të Fushë Krujës, që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja.

Ky është i njëjti pushtet që i trajton shqiptarët si Xhisiela sa herë që ka zgjedhje. I godet, i kërcënon, i poshtëron dhe pastaj i sundon me kamxhikun e rrahmanëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/duma-vajza-e-perdhunuar-eshte-marre-peng-nga-bandat-e-fushe-krujes

Buy Now on CodeCanyon