FIER-Flamur Veliu, shef i policisë në Patos, ka folur për Report Tv një ditë pas lirimit të tij nga Gjykata. Veliu ka thënë se lajmi i shpërndarë në media, se ai është përfshirë në një aksident dhe ka përplasur disa makina nuk është i vërtetë.

Veliu sqaron se bëhet fjalë vetëm për një ?fërkim të lehtë?. Veliu ka thënë se nuk ka qenë i dehur në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Sipas tij, SHÇBA e ka bërë testin e alkoolit disa orë më vonë, pasi ai ishte lënë i lirë. Gjë që sipas, Veliut është në shkelje të ligjit. Ai ka thënë se shteti duhet të hetojë ata që janë marrë me korrupsion.

Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshirë në aksident, makina që drejtoja thjesht është fërkuar me një automjet tjetër. Nuk kam qenë i dehur. Testi i alkoolit është bërë disa orë pas ngjarjes. Jam lënë i lirë pas fërkimit të mjeteve, më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkoolit, në shkelje ligjore.

Dua të vendos dinjitetin në vend dhe ja lë në dorë drejtësisë. I sugjeroj ShÇBA-së të mos merret me gjëra të vogla por të hetojë korrupsionin me njerëzit që vjedhin e kanë vëne pasuri. Unë kam qenë shef komisariati dhe jetoj në një shtëpi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionerë. Kanë vila dhe biznese.