Surprise Me!

Ora News - Dy kandidatët për KED në sitën e vettigut, gjyqtarët probleme me pasurinë

2018-10-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtarët Ahmet Jangulli dhe Sotiraq Lubonja ishin dy kandidatët për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të cilët dolën këtë mërkurë në seancë dëgjimore para KPK-së.

Për të dy këta subjekte që kandidojnë në organin më të lartë të drejtësisë, ILDKPI kishte konstatuar probleme me pasurinë, konkluzion që kishte dalë edhe nga hetimi I KPK.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, nuk justifikonte një pasuri në vlerën e 12 milion lekëve, shumë të cilën në deklaratën vetting kishte deklaruar se ia kishte dhëne borxh tre personave.

Probleme për këtë gjyqtar ishin konstatuar edhe nga DSIK, në raportin e tij e kishte nxjerrë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

DSIK e kishte informuar KPK se kishte të dhëna që ky gjyqtar në bashkëpunim me një prokuror kundrejt mitdhënies kishte favorizuar një të pandehur për ndryshim akuze.

Por konkluzionet e KPK-së janë kundërshtuar nga gjyqtari, i cili pretendoi se nuk ishin marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes notere.

Ndërsa në lidhje me pretendimin e DSIK, gjyqtari tha se vendimi i tij jo vetëm ishte lënë në fuqi nga gjykata e Apelit por ajo madje kishte pushuar akuzën për atë të akuzuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjyqtari-ahmet-jangulli-me-3-tetor-ne-vetting

Buy Now on CodeCanyon