Zona bregdetare e Shëngjinit do të pastrohet nga ndërtimet provizore përgjatë brezit të rërës. Bashkia e Lezhës ka dhënë një afat 10 ditëtor për largim vullnetar të këtyre subjekteve.

Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Shërbimeve janë në gadishmëri për të ndërhyrë në prishjen e këtyre ndërtimeve nëse më parë ato nuk janë larguar në mënyrë vullnetare. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ka deklaruar se duhen minimizuar ndërtimet në pjesën e rërës.

Do të pastrohet ambjenti nga ndërtimet të cilat kishin leje provizore, të marra sipas ligjit por që u skadon afati, ndaj do ti kthehemi largimit të tyre në mënyrë që bregdeti të pastrohet dhe e dyta do të bëhet edhe një rikualifikim i zonës. Shëngjini është një zonë e cila në dimër shfaq probleme nga erozioni. Do të jetë një proces i pakthyeshëm dhe joselektiv.

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë
Pavarësisht urdhërit ende asnjë subjekt në Shëngjin nuk ka nisur largimin vullnetar të objektit që kishin leje provizore, madje disa prej tyre vijojnë sërish aktivitetin.